Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike këtë të premte në Itali. Viktima është identifikuar si shtetasi Klodjan Zoga, 43-vjeç.
Me profesion murator e banues në Poggiardo ai ka gjetur vdekjen pasi është vetëplagosur me xhamin e vitrinës së një dyqani, të cilin e kishte goditur me thikë pas sherrit me pronarin, raportojnë mediat italiane.
Raportohet se 43-vjeçari ka humbur shumë gjak nga plaga dhe është gjetur i vdekur në mjetin e tij pas ngjarjes pak kilometra larg dyqanit.