"Heroi i gocave të mia", babai gjen dhe falënderon zjarrfikësin që i shpëtoi dy vajzat nga zjarri në Astir

25 June 2022, 10:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Heroi i gocave të mia", babai gjen dhe falënderon
Zjarrfikësi hero

Personi që shikoni në foto është zjarrfikësi i Tiranës Zeni Lamuça, heroi që shpëtoi dy vajzat e vogla në pallatin që mori flakë në “Astir” pak ditë më parë.

Ai bashkë me kolegët u dhanë ndihmën e parë banorëve.

Vetë Lamuçës ju desh të ngjitej dy herë në katin e shtatë me shkallët e zjarrfikëses për të shpëtuar dy vajzat e vogla të familjes Nanaj.

Ato ishin bllokuar nga tymi dhe në pamundësi për të dalë nga shkallët e brendshme, u evakuuan me zjarrfikëse.

“Ky është zjarrfikësi Zeni Lamuca, heroi i gocave të mia”, shkruan Nanaj, pasi ka gjetur efektivin e Shërbimit Zjarrfikës dhe ka shkuar bashkë me dy vogëlushet ta falenderonin për ndihmën.

Të pafund janë dhe komentet nga qytetarët e tjerë që i shprehin mirënjohjen për punën zjarrfikësit Zeni Lamuça.

 



Video