I nxehti afrikan prek Shqipërinë, temperatura arrijnë deri në 37 gradë këtë fundjavë

25 June 2022, 08:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

I nxehti afrikan prek Shqipërinë, temperatura arrijnë deri

Temperatura të larta mbi 35 gradë parashikohen këtë fundjavë në disa qytete të vendit.

Sinoptikanët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak thonë se moti do të jetë i kthjellët në mëngjes por në mesditën e pasditen e ditës së shtunë me vranësira shtresore.

Në zonat malore do të marrin zhvillim dhe lokalisht do të pasohen nga reshje shiu.

Ditën e diel moti përgjithësisht parashikohet i kthjellët me vranësira kalimtare në male.

Era do të fryjë nga verilindja e veriperëndimi e lehtë e mesatare në bregdet. Valëzimi në dete i forcës 2 dhe 3 ballë.


Video