“Do hidhem”, policia zbret nga tarraca e pallatit 48-vjeçarin në Berat

25 June 2022, 14:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Do hidhem”, policia zbret nga tarraca e pallatit 48-vjeçarin
Foto nga vendngjarja

Negociatat me policinë e kanë bindur pas disa orësh 48-vjeçarin që kërcënoi të hidhej nga lartësia e një pallati në lagjen “22 Tetori”, për të zbritur dhe për t’i dhënë fund panikut të krijuar në zonë.

Policia konfirmon se “pas negociatave të bëra me të, shtetasi A. D. ka zbritur i padëmtuar nga tarraca”.

Mësohet se ai kishte hipur në tarracën e pallatit ku banonte, duke pretenduar të hyjë në banesë për të marr sendet personale, duke përdorur ballkonin, sepse 48-vjeçari është nxjerrë ditën e djeshme nga banesa, pasi nuk ka shlyer detyrimet për posedimin e këtij ambienti.

Berat/Informacion paraprak

Shtetasi A. D., 48 vjeç, ka hipur në tarracën e pallatit ku banonte, në lagjen “22 Tetori”, dhe ka pretenduar të hyjë në banesë për të marr sendet personale, duke përdorur ballkonin, sepse 48-vjeçari është nxjerrë ditën e djeshme nga banesa, pasi nuk ka shlyer detyrimet për posedimin e këtij ambienti.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset dhe pas negociatave të bëra me të, shtetasi A. D. ka zbritur i padëmtuar nga tarraca.


Video