Mbi 1700 maturantë kanë ngelur, dalin notat e provimit të Matematikës, linku ku mund t'i shikoni

26 June 2022, 14:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mbi 1700 maturantë kanë ngelur, dalin notat e provimit të
Foto ilustruese, maturantët

Janë publikuar pak minuta më parë dhe rezultatet e provimit të maturës shtetërore për lëndën e Matematikës.

Ministria e Arsimit ka shpërndarë listën me numrat identifikues dhe notën, teksa provimi është bërë disa ditë më parë.

Sipas të dhënave të publikuara nga ministria, testit i janë nënshtruar 29 829 maturantë dhe kalueshmëria për këtë provim është 94.20%, ndërsa nota mesatare është 6.88. 

Bëhet me dije se 1729 maturantë kanë marrë notën ngelëse 4.00, ndërsa 234 nxënës janë vlerësuar me notën 10 absolute.

Kliko këtu për rezultatet e provimit: Matematika


Video