Dyshohet se i ka helmuar uji, dhjetra qytetarë shtrohen në urgjencën e spitalit të Kukësit

26 June 2022, 15:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dyshohet se i ka helmuar uji, dhjetra qytetarë shtrohen në
Urgjenca Kukës

Urgjenca e spitalit të Kukësit është "mbipopulluar" këtë me dhjetra pacientë që janë shtruar për shkak të një helmimi. Ata dyshohet se janë helmuar nga uji i fshatit Shtiqan, i cili rezultonte i turbullt.

Mjeku i urgjencës në Kukës, Albert Shehu është shprehur për mediat se nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një virozë apo helmim ndërsa shton se deri në këto momente që po flasim janë rreth 50 persona të shtruar. Shumica e tyre, 40 janë me bark dhe të vjella, por nuk janë përjashtuar pacientë me diarre e temperaturë. Mjeku sqaroi gjithashtu se pacientët janë nga të gjitha grupmoshat por nuk dihet shkaku i këtij fluksi.

"Ka numër të shtuar në urgjencë mund të jetë gjendje virale dhe intokacion (helmim) që mund të jetë nga uji dhe perimet. Ka një fluks të shtuar 50 vizita vetëm sot disa prej të cilave me diarre e të vjella, janë shoqëruar edhe me temperaturë. Fluksin deri më tani kemi mundur ta përballojmë. Të gjitha grupmoshat, më së shumti pediatria. Është njoftuar Drejtoria e higjienës, nuk dihet nga se është shkaktuar." - tha mjeku Albert Shehu.

Njësia vendore e kujdesit shëndetësor në Kukës ka marrë 5 mostra të rrjetit të ujit në lagjen ‘Mua’ të fshatit Shtiqan. Uji është pa erë dhe pa ngjyrë dhe është ndaluar për përdorim deri në daljen e analizave ditën e nesërme.


Video