Berisha mbledh Kryesinë e PD, paralajmëron me mospjesëmarrje në zgjedhje nëse nuk formohet qeveri teknike

4 Shtator 2024, 18:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mbledhja e Kryesisë së PD-së

Sali Berisha ka është "rikthyer" sot në selinë e Partisë Demokratike, pas një kohe të gjatë, duke përdorur teknologjinë nga arresti i shtëpisë.
Berisha ka mbledhur Kryesinë e PD-së, pasi gjykata i riktheu atij vulën dhe logon e kësaj force politike.

Në fjalën e tij, Berisha e vuri theksin te zgjedhjet parlamentare të 2025-ës, teksa tha se qëllimi i PD-së është të kthejë votën e lirë te qytetarët. Berisha paralajmëroi me mospjesëmarrje në zgjedhje, nëse nuk krijohet një qeveri teknike për zgjedhjet e 2025-ës.

Sipas tij, nuk ka asnjë shans që zgjedhjet të jenë të drejta dhe të ndershme me Edi Ramën.

"Partia Demokratike ka si alternativë mospjesëmarrjen në zgjedhje, e cila është e garantuar në statutin e saj. Edi Rama do të festonte me një vendim të tillë. Por detyrimi ynë absolut është kthimi i votës së lirë te shqiptarët, dhe ky kthim realizohet vetëm me largimin e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike", tha ndër të tjera Berisha.

Berisha gjithashtu tha se vjeshta nuk do të karakterizohet nga protestat masive, por shtoi se deputetët duhet të qëndrojnë pranë çdo qytetari që kërkon të përfaqësohet dhe t'i dëgjohet zëri.

Video