Vrau babain dhe e denoncoi të zhdukur, si e zbuloi policia krimin (FOTO)

4 Shtator 2024, 16:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Në foto, 62-vjeçari i ndjerë Enver Balla dhe autori i vrasjes Esmerald Balla

Një krim i rëndë në familje ka ndodhur sot në Durrës, ku djali ka vrarë babanë e tij.

Pasi e vrau me armë gjahu, ia hodhi kufomën në pus dhe shkoi në komisariat për të denoncuar të zhdukur.

Është ky skenari që ndoqi Esmerald Balla nga fshati Shënavlash i Durrësit pasi i mori jetën babait të tij 62-vjeçar Enver Balla.

Policia e Durrësit ka arritur që të zbardhë ngjarjen e rëndë pasi ka patur dyshime që në fillim për krim brenda familjes.

Hetuesit kanë përgjuar komunikimet telefonike dhe mesazhet e autorit.

Ky i fundit pas arrestimit ka pranuar krimin duke thënë se vrau të atin pas një konflikti për shuma parash.

Vrau babain dhe e denoncoi të zhdukur, si e zbuloi policia krimin (FOTO)
Viktima Enver Balla

I ndjeri u denoncua i zhdukur më datë 13 gusht 2024, datë në të cilën dyshohet të ketë ndodhur dhe krimi.

 

Video