“Ore nuk afrohesh dot”/ Zjarri në fabrikën e plastikës në Elbasan merr përmasa të frikshme (VIDEO)

4 Shtator 2024, 16:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zjarri në fabrikën e plastikës në Elbasan

Në një fabrikë të prodhimit të lëndëve plastike në ish-kombinatin metalurgjik në Elbasan ka shpërthyer një zjarr i fuqishëm sot rreth orës 15:00.

Policia njofton se dyshohet se shkak për rënien e zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike.

Sipas informacioneve paraprake janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Sakaq, sicc duket edhe në zjarri ka marrë përmasa të mëdha, kjo edhe për shkak të materialeve që ka pasur në këtë fabrikë.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

Video