“Fideli si doping natyral, ka bërë edhe Ogertën që të…”, Rama batuta në ceremoninë e mirënjohjes për fituesit e medaljeve olimpike!

4 Shtator 2024, 11:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Edi Rama/ Fidel Ylli/ Ogerta Manastriliu

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka shkëmbyer batuta me kreun e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli dhe Ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastriliu, gjatë ceremonisë së mirënjohjes për fituesit e medaljeve olimpike.

Rama u shpreh se vendi s’ka pasur dhe as nuk do të gjejë qeveri si kjo për sportin.

Ndërsa me batuta shtoi: “Duhet të kesh pasion për sportin, ne nuk na mungon por edhe kur na bie pak kemi Fidelin që është si doping natyral, aq doping natyral është sa e ka bërë edhe Ogertën që të jetë shumë herë më e tërhequr nga sporti seç ka qenë më para”.

“Fideli e shpalli ambicien që në lojërat e ardhshme olimpike të shkojmë për të kërkuar më shumë, kjo është një dëshirë legjitime por kërkon mbështetje e organizim më të mirë, edhe ajo që tha lidhur me federatat të cilat janë drejtpërdrejt bartëse të potenciale që ne të marrim më shumë medalje, ka shumë rëndësi dhe ju siguroj që ne do të mbështesim me të gjitha mundësitë tona planin e Fidelit. Të financosh planin e Fidelit 100% duhet të kesh buxhetin e SHBA-ve.

Qeveri si kjo për sportin nuk ka pasur vendi më parë dhe nuk do ta gjejë më pas. Duhet vizion, ne e kemi. Duhet të kesh pasion për sportin, ne nuk na mungon por edhe kur na bie pak kemi Fidelin që është si doping natyral, aq doping natyral është sa e ka bërë edhe Ogertën që të jetë shumë herë më e tërhequr nga sporti seç ka qenë më para. Duhet patjetër edhe mbështetje, të gjitha këto besoj ne i kemi për t’i vendosur në dispozicion të Federatave e sportistëve dhe për ta filluar mbështetjen nga më të vegjlit.

Në mënyrë që shoku Elez të vazhdojë denjësisht konkurrencën pozitive që ka me Fidelin qe rrjedh nga koha kur luftohej se kush ishin më të zgjuar mundësit apo peshëngritësit, më të shkathët më saktë”, tha Rama.

Video