Kërcënuan kreun e FSHF-së Armand Duka, dalin pamjet nga momenti kur 7 personat i shkuan poshtë shtëpisë!

4 Shtator 2024, 14:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pesë persona u arrestuan ditën e shtunë dhe 2 të tjerë u proceduan në gjendje të lirë, pasi kishin kërcënuar kreun e FSHF- së Armand Duka.

VoxNews ka siguruar pamjet nga momenti kur këta persona shkuan poshtë shtëpisë së Dukës me qëllim kërcënimin, mes tyre edhe kreu i klub “Iliria”, Nazmi Selmani.

Kujtojmë se shkak i ngjarjes ka qenë kërkesa e Selmanit, që djali i tij të përfshihej në ekipin e Kombëtares së futbollit.

Ndërkohë, Gjykata e Durrësit ka marrë sot vendimin në lidhje me masën e sigurisë, së personave të përfshirë në ngjarje.

Gjykata vendosi masën “Arrest me burg për presidentin e klubit “Iliria” Nazmi Selmani dhe Petrit Selmanin.

Ndërsa për Brajan Selmani, Redian Loci dhe Santiago Selmani u caktua masa “detyrim paraqitje”.

Video