Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një 47-vjeçar nga Devolli është arrestuar nga Policia, pasi akuzohet se ka dhunuar fizikisht vajzën e tij të mitur 12-vjeçare.
Në pranga është vënë shtetasi me Gazmend Xhaxhe, banues në një fshat të Njësisë Administrative Qendër, Devoll.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se 47-vjeçari i arrestuar dyshohet edhe se e ka ngacmuar seksualisht rreth 1 vit më parë vajzën e tij të mitur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.