Kapet 246 kg kanabisi në proces tharjeje, arrestohen 6 burra e gra, në kërkim 8 të tjerë (EMRAT+VIDEO)

20 June 2022, 10:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kapet 246 kg kanabisi në proces tharjeje, arrestohen 6 burra e gra, në
Kanabisi

246 kg kanabis janë kapur nga policia e Shkodrës, duke vënë në pranga 6 persona dhe janë shpallur në kërkim 8 të tjerë.

Droga është kapur në një banesë në fshatin Vallas, teksa bimët ishin në proces tharjeje. Gjithashtu është asgjesuar me anë të djegies dhe bimë kanabisi të mbjella në afërsi të banesës.

Në kuadër të operacionit “Vallas” janë arrestuar shtetasit:

-Ardian Tahiri, 28 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër;
-Besmir Rexhepi, 26 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër;
-Hekuran Myrtja, 51 vjeç, banues në Vallas, Shkodër;
-Liljana Çopani, 34 vjeçe, banuese në Milot, Lezhë;
-Arben Uruçi 48 vjeç, banues në Velinaj, Shkodër, si dhe
-Danjela Hasani 42 vjeçe, banuese në Tiranë.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit:

-A. S., 34 vjeç banues në Bajzë, Malësi e Madhe;
-A. P., 38 vjeç, banues në Shirokë, Shkodër;
-S. B., 35 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër;
-B. L., 21 vjeç banues në Alimetaj, Shkodër
-E. S. 20 vjeç banues në Shirokë, Shkodër, si dhe
-I. D., 26 vjeç, banues në Vallas, Shkodër;
-S. D., 34 vjeç, banues në Vallas, Shkodër;
-A. D., 29 vjeç, banues në Vallas, Shkodër (të afërm të njëri-tjetrit).

Burimet zyrtare bëjnë me dije se nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin në fshatin Vallas, Shkodër, veprimtarinë e kundëligjshme të kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrollit në banesën e shtetasit Ardian Tahiri, uniformat blu gjetën 246 kilogramë lëndë narkotike kanabis, një automjet dhe 11 aparate celularë, të cilat dyshohet se përdoreshin nga autorët për zhvillimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Gjithashtu, në vijim të kontrollit të imtësishëm të çdo pjese të territorit, në fshatin Vallas, Shkodër, u konstatuan dhe u asgjësuan me anë të djegies, nga ana e shërbimeve të Policisë, bimë të dyshuara narkotike kanabis, të kultivuara në afërsi të banesës së shtetasit të Ardian Tahiri.

Vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, me qëllim arrestimin e shtetasve të shpallur në kërkim për këtë veprimtari kriminale.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim.


Video