Arrestimi i Metës, Dumani: Lë për të dëshiruar, por nuk i ekzekutojmë ne masat

14 Tetor 2025, 21:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kreu i SPAK, Altin Dumani / Pamje nga arrestimi i Ilir Metës

Në listën e gjatë të pyetjeve që Tedi Blushi kishte përgatitur për Altin Dumanin, ishte dhe ajo mbi çështjen e arrestimit të ish-presidentit Ilir Meta.

Dumani vendosi t’i përgjigjej duke u shprehur kundër mënyrës së arrestimit, por gjithsesi duke mos marrë përgjegjësi, sepse sipas tij, urdhri nuk është ekzekutuar nga ai dhe nuk është përgjegjësi e Prokurorisë.

“Si e cilëson mënyrën e arrestimit të Ilir Metës?“-pyeti Tedi Blushi kreun e SPAK në Komisionin e Ligjeve.

“Prokurorët e SPAK nuk marrin urdhra as nga Edi Rama dhe as nga askush. Nuk ekzekuton masa sigurimi BKH, ne ja delegojmë policisë së shtetit.Urdhrat e ekzekutimit i bën policia e shtetit.

Kjo është praktikë e përditshme e ndërtuar ndër vite. Nuk ndihem përgjegjës për mënyrën e arrestimit sepse nuk e kam ekzekutuar unë masën edhe pse ajo lë shumë për të dëshiruar dhe jam kundër kësaj mënyre”, u shpreh Dumani.


Video