Altin Dumani: Kemi pasur kërcënime serioze nga grupet kriminale, por nuk jemi ndalur

14 Tetor 2025, 19:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Altin Dumani

Kreu i SPAK, Altin Dumani, gjatë paraqitjes në Komisionin e Ligjeve theksoi se edhe pse prokurorët e SPAK janë përballur me kërcënime serioze nga grupe kriminale, nuk kanë ndaluar asnjëherë misionin e tyre.

Ai u shpreh se lidhur me çështjen e zyrave ilegale gjatë zgjedhjeve, përgjegjësinë për to i ka Prokuroria e Përgjithshme.

Dumani tha se SPAK nuk merret me komente politike, por kryen hetime të bazuara vetëm në prova.

“Ne nuk i kushtojmë rëndësi identitetit të personave, pasi çdo individ mund të hetohet nëse ka prova për një çështje të caktuar”, deklaroi Dumani.

Kreu i SPAK nënvizoi se është bërë punë të madhe nga ana e Strukturës së Posaçme duke thënë se janë ngritur akuza kundër shumë kriminelëve, prej të cilëve disa janë ende në kërkim.

“SPAK ka qenë pre e kërcënimeve serioze nga grupe kriminale, por ne ia kemi dalë”, përfundoi ai.

 

 


Video