Këto ishin fjalët e fundit që Shkambi i tha gjyqtarit Kalaja para se ta qëllonte

14 Tetor 2025, 18:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Se po vërtetoj ato që ka thënë e gjithe Shkodra per ty që ti je ...."

Kjo është fjalia që Gjon Shkembi iu drejtua gjyqtarit Astriti Kalaja sapo ky i fundit dha vendimin kunder familjës së tij.

Pas thirrjes së Gjonit, Kalaja i është përgjigjur me fjalët "vazhdo ti vazhdo" dhe në ktë moment Elvis Shkembi ka nxjerr armën nga brezi duke qëlluar drejt magjistratit. Këto të dhëna kanë dalë nga dëshmia e Ervis Kurtaj i cili po ashtu ishte palë në porces duke mbetur i plagosur bashkë më babain e tij.

Sipas Ervis Kurtaj në atë moment ai ka tërhequr babain e tij Ragipin për t'u larguar në drejtim të korridorit, me qëllim per t'ju shmangur kësaj situate.

Personi pasi ka qëlluar mbi gjyqtarin, ka nisur të qëllojë ndaj tyre, ku si pasojë e të shtënave në drejtim të tyrë këta shtetas kanë marre dëmtime. Po ashtu para prokurorisë ka dëshmuar edhe Gjon Shkembi i cili në fakt nuk ka dhënë shumë detaje për ngjarjen.

Ai ka deklaruar se janë duke e marrë në qafë, ai eshtë një viktimë në këte rast, pasi nuk ka vrarë askënd, veç ka pa plagë në trup, ai nuk ka ditur çfarë do të ndodhte.

Elvis Shkambi eshtë djali i vellait të tij dhe kanë një prone të perbashkët, per te cilën ishin dhe ne gjyq dhe nuk ka gjë tjetër per të treguar. Se po vërtetoj ato që ka thënë e gjithe Shkodra per ty që ti je ...."


Video