Apeli shpall vend të lirë pune për roje te dera, pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja

14 Tetor 2025, 15:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Apeli Tiranë

Gjykata e Apelit në Tiranë ka shpallur vend të lirë pune, si punonjës i sigurisë në këtë institucion, gati një javë pas ngjarjes së rëndë të vrasjes së gjykatësit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit.

Pas vrasjes, përveç autorit, Elvis Shkambi, u arrestua edhe roja i sigurisë te dera e gjykatës, për shpërdorim detyre.

Hetimi paraprak dhe pamjet filmike të kamerave zbuluan se roja kishte qëndruar i ulur, teksa Shkambi kishte kaluar me pistoletën e fshehur në brez, ndërsa prezencën e armës e kishte sinjalizuar skaneri elektronik.

Gjykata e Apelit në Tiranë ka renditur 20 pika të cilat duhet t’i plotësojë punonjësi i sigurisë për t’u punësuar.

Apeli shpall vend të lirë pune për roje te dera, pas vrasjes


Video