Gazetarja Anila Hoxha në studion e "Top Story" foli për kandidatët që synojnë të marrin drejtimin e SPAK.
Gjatë bisedës në studio, Anila Hoxha tregoi detaje se kush e zbuloi për herë të parë, Nuredin Dumanin, i cili tashmë është i penduari i drejtësisë.
Sipas gazetares Anila Hoxha, është prokurorja Doloreza Musabelliu, e cila është e vetmja kandidate femër që synon të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme.
"Për mua të katërt janë shumë të mirë. Doloreza Musabelliu është prokurore e profilit të lartë. Ka mbajtur rol modest. Ka hetuar grupin e Plumbit të Artë. Ka hetuar gjyqtarë dhe ka marrë pretenca. E para që ka zbuluar emrin e Nuredin Dumanit. Ka dalë për herë të parë nga një bashkëpunim me francezët për abuzimin e një vajze 18 vjeç në Durrës që u trafikua në Francë. Në tentativë për tu vetëvrarë, pasi u shpëtua nga policia, ajo u kthye në një kuti të zezë. E para që ka disa të penduar. Ka çështjen e Haxhisë, mori burgim të përjetshëm", tha Hoxha.
Doloreza Musabelliu, e vetmja femër kandidate, garon përballë Elvin Gokës, Adnan Xholit dhe Klodian Brahos për të marrë drejtimin e SPAK-ut.
Drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme do të zgjidhet mes prokurorëve të SPAK për një mandat 3-vjeçar pa të drejtë rikandidimi.