“Më lironi, jam sëmurë”, GJKKO rrëzon kërkesën e “Cinco”-s

14 October 2025, 11:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Më lironi, jam sëmurë”, GJKKO rrëzon
Ermir Ndreaj

GJKKO rrëzon kërkesën e Ermir Ndreajt, i njohur ndryshe si “Cinco”, për t’u liruar nga burgu.

Ndreaj, i cili ndodhet pas hekurave që prej korrikut, kërkon ndryshim të masës për arsye shëndetësore. Aktualisht ai qëndron në spitalin e burgut.

Ermir Ndreaj, akuzohet për trafik droge, ndërsa dyshohet se ka kontrabanduar tonelata kokainë nga Amerika Latine drejt Europës, duke përdorur kompani “fasadë” për trafikim.

“1. Kërkuesi Ermir Ndreaj me datë 11.08.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Zëvendësim i masës së sigurimit”, baza ligjore neni 260/2 i K.Pr.Penale. 2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 112 dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 560, datë 13.10.2025, vendosi: 1. Rrëzimin e kërkesës të paraqitur nga personi nën hetim Ermir Ndreaj. 2. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit.
3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar brënda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.”, thuhet në njoftimin e gjykatës.


Video