Arrestohet Aldo Avdyli, i shpallur në kërkim për vrasjen e Edmir Bregut

14 October 2025, 08:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrestohet Aldo Avdyli, i shpallur në kërkim për vrasjen e Edmir
Aldo Avdyli

Forcat operacionale kanë vënë në pranga Aldo Avdylin, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasjen e Edmir Bregut, të ndodhur në vitin 2021 në Durrës.

Burime nga policia bëjnë me dije se Avdyli u kap gjatë një operacioni të mirëorganizuar, në një apartament pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë. 

Hetimet kanë zbuluar se Avdyli ka qenë një nga organizatorët dhe bashkëdrejtuesit e grupit kriminal që ekzekutoi Bregun katër vite më parë. Përveç kësaj ngjarjeje, ai dyshohet të jetë i përfshirë edhe në disa episode të tjera kriminale, të ndodhura në Durrës dhe Tiranë.

Policia po vijon hetimet për të identifikuar personat e tjerë që mund ta kenë ndihmuar në fshehje dhe për të zbardhur të gjitha aktivitetet kriminale të grupit që ai drejtonte.


Video