Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ishte e pjesë e emisionit "Top Story" për të diskutuar në lidhje me katër kandidaturat që synojnë të marrin drejtimin e SPAK.
Karamuço u shpreh se një prej prokurorëve më të mirë që ka SPAK dhe që ka bashkëpunuar me ndërkombëtarët në operacionet e fundit, iu propozua nga amerikanët që të kandidojë, por ai nuk pranoi.
"Një bashkëpunëtor i ngushtë i ndërkombëtarëve në operacionet e fundit, i thanë që ti duhet të garosh. Ka thënë jo, nuk do garoj. Një nga prokurorët më të mirë që ka SPAK. CV-në më të madhe e ka Adnand Xholi, por po ta shikosh nga çështjet, të gjithë konkurrojnë me njëri-tjetrin", tha Karamuço.
Eksperti nuk e tregoi emrin, ndërsa theksoi se katër kandidatët aktualë, Klodian Braho, Elvin Gokaj, Doloreza Musabelliu dhe Adnan Xholi konkurrojnë fuqishëm me njëri-tjetrin.
“Të gjitha aspektet janë pjesë e një vlerësimi formal dhe informal që bëhet për ti hapur rrugën njëri-tjetrit. Shumica mbarojnë mandatin 9-vjeçar dhe nuk konkurrojnë dot më, pra kjo është mundësia e fundit. Aty brenda ka grupe që mbështesin njëri-tjetrin.
CV-në me të madhe e ka Xholi, Goga njihet si prokuror me dorë të hekurt. Këta kandidatë edhe janë kërcënuar, zotit Xholi kanë tentuar që t’i rrëmbejnë vajzën. Te aftësitë drejtuese përveç zotit Xholi, Goga ka qenë në 7 prokurori edhe të tjerët kanë aftësi dhe eksperienca drejtuese, prandaj është garë e fortë. Ne shikojmë më shumë opinionin publik, pra perceptimi i tyre në publik. Më para merrte meritat një prokuror për një dosje të një prokurori tjetër. Drejtuesi i ri duhet të ndryshojë disa gjëra sepse nuk është vetëm SPAK, por edhe prokuroritë e tjera.
Pas zgjedhjeve nuk ka pasur më arrestime, kjo heshtje tani nuk dihet si kuptohet nga publiku, që po zgjedhim drejtuesin me para e më pas do merremi më çështjet apo në ndonjë aspekt tjetër”, u shpreh Karamuço.