Aksion i befasishëm policor në Elbasan, disa të shoqëruar

13 Tetor 2025, 16:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Një operacion i befasishëm është zhvilluar gjatë mesditës së sotme në Elbasan, duke çuar në shoqërimin e disa personave.

Raportohet se operacioni është zhvilluar rreth orës 15:30 në një prej lokaleve të njohura përgjatë aksit rrugor Elbasan-Ish-Metalurgjia, në fshatin Katund i Ri.

Forcat e rendit kanë ndërmarrë një aksion të mirëorganizuar, duke rrethuar fillimisht të gjithë zonën përreth lokalit, përpara se të ndërhynin brenda në ambientet ku dyshohej se ndodheshin eksponentët kriminalë.

Informacionet e marra në rrugë operative çuan në ndërhyrjen e menjëhershme të forcave speciale, të cilat kanë neutralizuar dhe arrestuar disa persona të dyshuar.

Operacioni është cilësuar si një nga më të rëndësishmit e zhvilluar kohët e fundit në Elbasan, një qytet që prej vitesh përballet me prani të lartë të grupeve kriminale. Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë detaje zyrtare mbi identitetin e të arrestuarve apo akuzat konkrete ndaj tyre, ndërsa pritet që në orët në vijim Policia e Shtetit të dalë me një njoftim zyrtar.


Video