Mbyllja e autostradës, trafiku i rënduar zhvendoset edhe në hyrje të Elbasanit

13 Tetor 2025, 21:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Mbyllja e segmentit të autostradës Vorë- Durrës, ka shtuar fluksin e mjeteve edhe në aksin Tiranë- Elbasan. 

Gjatë këtyre ditëve e sidomos këtë të hënë qindra mjete kanë kaluar nga Elbasani në drejtim të jugut. Ky fluks mjetesh sjell për pasojë edhe trafik të rënduar në hyrje-dalje të Elbasanit.

Në këto kushte autoritetet kanë kërkuar edhe mirëkuptimi i qytetarëve për t'i dhënë përparësi investimeve në infrastrukturën rrugore që po kryhen në segmentin Vorë- Durrës.

Trafiku në autostradën Tiranë-Durrës, ka arritur sot mbi 20 kilometra, kryesisht më i rënduar në Vorë-Maminas.


Video