“Amerikanët thërritën një prokuror, por ai tha do mbështes Xholin”, analisti zbulon prapaskenat për kreun e ri të SPAK: Ju tregoj 3 klanet brenda SPAK

13 October 2025, 22:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Amerikanët thërritën një prokuror, por ai tha do
Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu dhe Klodian Braho

Analisti Arjan Curri tregoi në “Top Story” prapaskenat lidhur me garën për kreun e ri të SPAK.

Sipas Currit, amerikanët kanë thirrur një prokuror për të marrë drejtimin e SPAK, por ai ka shprehur mbështetjen ndaj Andan Xholit. Curri tha se brenda SPAK ka “klane krahinore”, ndërsa sipas tij Dumani mbështet Brahon.

“Amerikanët kanë thirrur një prokuror dhe i kanë thënë merre ti drejtimin e SPAK. Ai për shkak të integritetit i ka thënë jo, por do mbështes Xholin. Edhe thashethemet janë pjesë e lojës politike.

Shikojmë brenda strukturës së SPAK tre grupe, klani i parë është i dibranëve. Nuk mund të jenë të gjithë dibranë kudo. Dibranë në SPAK janë 9, sa male ka Dibra. Megjithatë të nëntë këta janë të ndarë, ndërsa gjysma e tyre mbështet Xholin. Janë 9 male, edhe për BKH konkurron një dibran. Këto 9 male janë ndarë 4 me 5.

Një pjesë mbështet Xholin dhe një pjesë Brahon, grupi dytë krahinor nga Skrapari.

Grupi i tretë është i zonjave që lobojnë për zonjën Musabelliu. Altin Dumani do një të ngjashëm me të, siç është Braho. Ky njihet si njeri i akullt, pa ndjenja.

Ka një konsensus të gjerë për zotin Xholi, kanë tentuar t’i rrëmbejnë vajzën në Gjermani. Edhe Dolorezës i është bërë atentat”, u shpreh Curri.

 

 


Video