
Altin Dumani tha se nuk do të rikandojë sërish për prokuror të SPAK pas mbarimit të mandatit 9-vjeçar. Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, Dumani rikërkoi që prokurorëve të SPAK t’u jepet mundësia e rikandidimit pas mandatit 9-vjeçar, kjo pasi sipas tij vetëm brenda një viti u përfundon mandati 11 prokurorëve të posaçëm.
Sipas tij Dumani, është e pamundur që këta prokurorë t’i zëvendësosh, aq më tepër që ata kanë çështje që po i ndjekin për vite me radhë.
“Në përfundim të mandatit tim nuk do rikandioj. Unë flas në emër të institucionit, të paktën 11 prokurorëve të posaçëm u mbaron mandati brenda 1 viti. Mund ta imagjinoni boshllëkun që krijohet. Vlerësoj se nuk kemi aq shumë burime njerëzore, se po të kishim s’do duhej gjithë ajo reformë, sa t’i zëvendësojmë këta prokurorë, 11 prokurorë në një vit.
E dyta është tjetra, këta prokurorë kanë çështje që i ndjekin me vite të tëra dhe në një moment ty bukur ti i thua mandati jot mbaroi, s’ke më punë me çështjen, pengohen hetimet në këtë drejtim. Shteti shqiptar, BE dhe SHBA kanë investuar në këtë trupë prokurorësh për t’u rritur profesionalisht për të krijuar imunitet ndaj politikës, biznesit e krimit të organizuar dhe megjithëse është bërë gjithë ky investimin, i thuhet prokurorit të posaçëm, pa paragjykuar prokurorët e përgjithshëm”, tha Dumani.