Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Hetuesit kanë ngritur dyshime mbi atentatin ndaj 27 vjeçarit Aleksandër Sadikaj se ndaj këtij të fundit është vendosur rreth 500 gram tritol.
Sipas prokurorisë Sadikaj, pak minuta pasi hipi në makinë u hodh në erë, duke mbetur fillimisht i gjymtuar, ndërsa humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të rënda.
Në vendin e ngjarjes policia gjeti edhe një pistoletë që nuk dihet kujt i përket.
Ndërsa prokuroria po heton në disa pista, atë të larjes së hesapeve si dhe atë të hakmarrjes për shkak se ishte përfshirë në ngjarje kriminale në Greqi, transmeton News 24. Gjithashtu, mësohet Aleksandër Sadikaj ka qenë në të njëjtin burg me Alket Rizain në shtetin fqinj.