Bien shtrimet në spital për shkak të Covid

12 June 2022, 15:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bien shtrimet në spital për shkak të Covid
Urgjenca, Tiranë

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat mbi të prekurit nga koronavirusi ndërsa konstaton se nuk ka asnjë humbje jete përgjatë 24 orëve të fundit.

Në njoftimin e saj, Ministria e Shëndetësisë iu bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Sipas Ministrisë janë kryer 407 testime, 41 qytetarë kanë rezultuar të infektuar. 

18 në Tiranë, 13 në Fier, nga 3 qytetarë në Durrës, Vlorë, Sarandë, 1 në Kamëz.

Janë 341 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë.

Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

 


Video