Humb jetën tragjikisht në aksident 18-vjeçari shqiptar në Greqi

12 June 2022, 12:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Humb jetën tragjikisht në aksident 18-vjeçari shqiptar në
Foto ilustruese

Një 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident në Greqi.

Mediat fqinje raportojnë se i riu ka qenë pasagjer në një motor i cili ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka gjetur vdekjen shqiptari.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:00, në kilometrin 75 të aksit kombëtar Selanik-Ierisou.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur edhe drejtuesi i mjetit, i cili është transportuar në spital.


Video