Detajet e reja, Kajmaku e kishte fshehur drogën në vazo lulesh, u denoncua nga pronarët (VIDEO)

12 June 2022, 07:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Detajet e reja, Kajmaku e kishte fshehur drogën në vazo lulesh, u
Agim Kajmaku

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me arrestimin e ish-kryebashkiakut socialist të Vorës, Agim Kajmaku në Itali. 

Mediat përtej Adriatikut raportojnë se sasia e drogës u zbulua në një fidanishte përgjatë Valtesino, në Grottammare mes 25-26 majit 2022.

Kajmaku dhe të arrestuarit e tjerë e kishin fshehur kokainën në në disa vazo lulesh, pa dijeninë e pronarëve të fidanishtes, të cilët pretendojnë se nuk kishin aspak informacion se kopshti i tyre ishte bërë një strehë ku ruheshin sasi të mëdha lënde narkotike me destinacion Rivierën Picena dhe më gjerë.

Mediat italiane raportojnë se ishin pikërisht pronarët që për shkak të lëvizjeve të dyshimta që kishin vënë re, iu drejtuan policisë, e cila më pas ka organizuar operacionin dhe sekuestroi mbi 20 kg kokainë dhe vuri në pranga disa persona.

Një prej të arrestuarve  u prezantua si Agim Kajmaku, datëlindja 6 korrik 1971, të dhëna që përkojnë me ish-Kryebashkiakun socialist të Vorës, i cili humbi mandatin pak muaj pasi ishte zgjedhur si kryebashkiak, për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

Të arrestuarit u çuan në paraburgim, ndërsa hetimet drejtohen nga Prokuroria e Fermos. Video e mëposhtme tregon momentet e operacionit policor.


Video