Detajet e reja/ 27-vjeçari që u vra sot, i afërt me “të fortin e Memaliajt”, i akuzuar për vrasje

11 June 2022, 19:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Detajet e reja/ 27-vjeçari që u vra sot, i afërt me
Aleksandër Sadikaj

E ndërsa policia po heton për të kaluarën e Aleksandër Sadikaj, detaje të reja zbulohen për 27-vjeçarin.

Mësohet se autorët e kanë telekomanduar shpërthimin me eksploziv nga një distancë e afërt me vendin e ngjarjes

27-vjeçari i vrarë ne atentat Aleksandër Sadikaj, ishte njeri i afërt i shtetasit Q.R., i cili vite më parë ka kryer vrasje në Gjirokastër.

Po ashtu Sadikaj është njeri i afërt me të fortin e Memaliajt, me inicialet A.K., i cili është nën akuzë nga belgët për vrasjen e dy vëllezërve Çaça, të ekzekutuar në 13 prill të viti 2001 në Belgjikë.

Aleksandër Sadikaj ishte edhe pronari i një ferme kampingu në zonën e Memaliajt.

Biznesi i 27-vjeçarit të ndjerë është i emërtuar “Sancho Farm Albania” dhe rezulton sipas të dhënave nga QKB të jetë hapur në janar të këtij viti.

Në resortin e 27-vjeçarit ofroheshin dhe veprimtari argëtuese si kalërime me kuaj, xhiro me motora buggy, dhe lojëra paintball.

27-vjeçari publikonte shpesh video dhe foto nga përditshmëria e tij në faqen e biznesit të këtij resorti. Nga postimet, duket se i riu është i apasionuar pas kuajve, një shërbim që ofrohet dhe nga resorti.

Në faqen e Instagramit gjithashtu shihet se 27-vjeçari ka pasur në rrethin e tij shoqëror dy reperët e njohur nga Tirana, Finem dhe Solo.

Këta të fundit kanë xhiruar njërin prej videoklipeve të këngëve të tyre në ambientet e “Sancho Farm Albania” dhe për më tepër kanë postuar disa foto, ku në duar mbajnë edhe armë të ndryshme.

I njohur ndryshe si ‘Aleksi i Memaliajt’, 27-vjeçari është person me precedent të theksuar kriminal, në fushën e vjedhjes, krimeve ndaj personit dhe narkotikëve. Ai rezulton të jetë i përfshirë në një plagosje me thikë në vitin 2019 në Sarandë, çështje për të cilën nuk është dënuar.


Video