Aleksandër Sadikaj doli pa këmbë nga makina (PAMJE TË RËNDA)

11 June 2022, 15:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aleksandër Sadikaj doli pa këmbë nga makina (PAMJE TË
Aleksandër Sadikaj doli pa këmbë nga makina

Aleksandër Sadikaj 27-vjeç, nga Berati, humbi jetën mesditën e sotme  pasi një sasi lënde eksplozive shpërtheu në makinën me të cilën po udhëtonte i riu.

Sipas dëshmive nga vendi i ngjarjes Sadikaj, si pasojë e shpërthimit, humbi të dyja këmbët.

Aleksandër Sadikaj doli pa këmbë nga makina (PAMJE TË
Me rreth të kuq i riu Aleksandër Sadikaj jashtë makinës pas shpërthimit

Kanë qenë qytetarët që kanë njoftuar policinë, e cila së bashku me ambulancën mbërritën në vendngjarje, por pavarësisht dërgimit në spital, i riu nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve, ku si pasojë humbi dhe jetën.

Atentati me lëndë shpërthyese ndodhi mesditën e sotme në aksin Tiranë-Elbasan, shumë pranë zonës së Saukut në kryeqytet. 

Shpërthimi i cili dyshohet se ka qenë me telekomandë ndodhi rreth orës 13:35 të së shtunës. 27-vjeçari nga Berati ndërroi jetë në spital.


Video