Atentati me eksploziv/ Kush është Aleksandër Sadikaj, momenti i shpërthimit të makinës (VIDEO)

11 June 2022, 15:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Atentati me eksploziv/ Kush është Aleksandër Sadikaj, momenti i
Atentati me eksploziv

Aleksandër Sadikaj që u vra pasi makina me të cilën udhëtonte shpërtheu në ecje e sipër është nga Berati.

Sadikaj, humbi të dyja këmbët dhe u transportua në gjendje të rëndë në spital. Por atje, nuk ka mundur t’u mbijetojë dot plagëve të rënda dhe humbi jetën.

27-vjeçari është proceduar më herët për një tentativë vrasjeje.

Megjithatë, ndaj tij nuk ka pasur asnjë dënim.

Në fokus të grupit hetimor, pritet që të verifikohen të gjitha lëvizjet e Sadikajt, të cilat mund të hedhin dritë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje shumë të rëndë.

Shpërthimi ka ndodhur në një orar kur rruga e Saukut është e populluar dhe ka shkaktuar dhe dëme në makina të tjera që në atë moment kanë qenë aty.

Dyshohet se shpërthimi ka qenë me telekomandë. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm sa copat e makinës janë përhapur në disa metra largësi.

 


Video