U ekzekutua sot me eksploziv, zbulohet konflikti i viktimës me një 40-vjeçar në Sarandë, e goditi tri herë me thikë

11 June 2022, 17:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U ekzekutua sot me eksploziv, zbulohet konflikti i viktimës me një
Viktima Aleksandër Sadikaj dhe pamje nga ferma e tij

Viktima e atentatit të sotëm në Tiranë, 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj, ashtu siç deklaroi policia ishte një person me precedentë të theksuar kriminalë.

Sadikaj rezulton të jetë i përfshirë në një plagosje me thikë të ndodhur në qytetin e Sarandës.

Ngjarja ka ndodhur më 9 korrik 2019 në një plazh në zonën pranë Kanalit të Çukës në Sarandë.

Në bashkëpunim me një person tjetër, ai ka qëlluar me thikë 3 herë në krah dhe në gjoks një 40-vjeçar nga Vlora, i cili gjatë transportimit për në spital u aksidentua edhe me makinë në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Mish-Peshkut”.

Në lidhje me këtë ngjarje ai u shpall në kërkim atë ditë nga policia. Në 30 korrik mori masën e sigurimit në mungesë “Arrest ne burg” nga Gjykata e Sarandës, por nuk dihet se si Prokuroria e qytetit e ka mbyllur këtë dosje.

Sadikaj rezulton një biznesmen në zonën e Memaliajt, pasi kishte në pronësi një resort turistik.

Ai u ekzekutua me një shpërthim të telekomanduar teksa po lëvizte me automjetin e tij në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut.


Video