Vrasja me tritol e 27-vjeçarit nga Berati, Aleksandër Sadikaj, në ems të ditës në një aks rrugor plot me qarkulli, jo vetëm që tronditi Tiranë, por risolli në vëmendje edhe jetën luksoze që bëjnë në Shqipëri personat me precedentë penalë.
Teksa policia është vënë në kërkim të autorëve të ngjarjes, detaje të reja janë zbuluar për jetën luksoze të Aleksandër Sadikajt.
I njohur ndryshe si Aleksi i Memaliajt, ai zotëronte një biznes në këtë zonë, të quajtur “Sancho Farm Albania”, që sipas të dhënave nga QKB rezulton e regjistruar në janar të këtij viti.
Në faqen e Instagramit të biznesit të tij në sektorin e agrikulturës, janë postuar dhjetëra foto dhe video, ku Sadikaj shfaq pasionin e tij për kuajt.
View this post on Instagram
Teksa resorti i 27-vjeçarit ofron edhe xhiro me kuaj, ai vetë shihet në një prej fotove krah një kali, që ka zgjedhur ta quajë Dajan, që siç duket ka qenë dhe i preferuari i Aleksandrit.
Ndërkohë në një video, i riu shihet duke kalëruar një tjetër kalë, këtë herë me ngjyrë gri, të cilin e quan ‘Sheiku’.
View this post on Instagram
Në faqen e Instagramit gjithashtu shihet se 27-vjeçari ka pasur në rrethin e tij shoqëror dy reperët e njohur nga Tirana, Finem dhe Solo.
Këta të fundit kanë xhiruar njërin prej videoklipeve të këngëve të tyre në ambientet e “Sancho Farm Albania” dhe për më tepër kanë postuar disa foto, ku në duar mbajnë edhe armë të ndryshme.
