Detaje të reja janë zbukuruar nga atentati me shpërthim eksploziv ndaj Aleksandër Sadikajt. Nga këqyrja e parë e pamjeve filmike, dyshihet autorët dyshohet se kanë qenë duke lëvizur me një automjet tip Benz C Class, automjet që ka rezultuar pranë mjetit të viktimës.
Gjithashtu lëvizje të dyshimta janë konstatuar edhe një motor, për të cilin policia po punon të identifikojë drejtuesin.
27-vjeçari me precedentë të theksuar kriminalë u vra sot në dalje të Tiranës, pasi mjeti me të cilin ai lëvizte, shpërtheu me tritol. Autorët janë ende të paidentifikuar.
Aleksandër Sadikaj lëvizte i vetëm në mjet. Ai ishte akuzuar për dy vjedhje në Berat e Vlorë, për tentativë vrasje me dashje në Sarandë dhe i dënuar për kundërshtim të forcave të policisë.
Për Sadikajn, policia kishte të dhëna se ishte i përfshirë edhe në trafik droge.