Gazetari Artan Hoxha ka sjellë disa detaje mbi atentatin ndaj 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj që u vra sot në dalje të Tiranës, pasi makina me të cilin ai lëvizte, shpërtheu me tritol.
Siç shihet nga pamjet e publikuara nga gazetari makina është djegur e gjitha pas shpërthimit të ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut. Ndërkohë shpërthimi ka ndodhur pranë vilave të oligarkëve shqiptarë dhe të njëjtën rrugë ku kryeministrin shkon dhe kthehet çdo ditë në banesë e tij në Surrel.
“Tirana, qyteti Europian i rinisë 2022… Kjo është rruga, që kryeministri shkon çdo ditë nga shtëpia në pune, dhe kthehet çdo mbrëmje në banesën e tij, në periferi të kryeqytetit…. Nuk po them se atentati mafioz me shpërthim të fuqishëm eksplozivi, qe i mori jetën 27-vjeçarit Aleksander Sadikaj, është dëgjuar fort duke tronditur dhe vilat më luksoze në rezidencat aty pranë, ku banojnë oligarkët apo VIP-at e Shqipërisë… Asnjë nuk është aq i sigurt sa mendon, asgjë nuk është aq e sigurte sa duket… Por sot, vrasësit, të paktën u kujdesen te mos shkaktonin viktima te tjera…“, shkruan Artan Hoxha.