31-vjetori i PS-së, Majko poston foton e veçantë të Nanos me Dritëro Agollin

12 June 2022, 12:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
31-vjetori i PS-së, Majko poston foton e veçantë të Nanos
Dritëro Agolli dhe Fatos Nano

Deputeti Pandeli Majko ka zgjedhur një foto të veçantë për të uruar 31-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste.

Ai ka postuar në rrjetet sociale një foto të ish-kryeministrit Fatos Nano dhe Dritëro Agollit. Majko shkruan se ka rast kur rastësia kthehet në diçka të përsosur duke iu referuar 12 qershorit të 31 vite më parë.

"Shumica e jetës së njeriut, është veprimtari plotësuese. Ka caste, kur rastësia kthehet në dicka të përsosur, sic ishte 12 qershori i 31 viteve më parë.

Gëzuar ditëlindjen Familja ime, Partia Socialiste!" shkruan Majko.


Video