Lirohet nga burgu gjyqtarja Enkeleda Hoxha

12 June 2022, 10:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lirohet nga burgu gjyqtarja Enkeleda Hoxha
Enkeleda Hoxha

Gjykata e Posaçme e Apelit ka liruar nga burgu ish gjyqtaren e Krujës, Enkeleda Hoxha. Po ashtu ka lënë qelinë dhe ish-kryesekretarja e gjykatës Manuela Mallkuçi. 

Ato kanë dalë nga qelia pasi iu ka përfunduar dënimin. Kujtojmë se një ditë më parë, gjykata e refuzoi lirimin, sepse nuk ishte plotësuar afati për shuarjen e masës së sigurisë.

Gjykata e Posaçme e dënoi Hoxhën me 3 vite burg mbi akuzat për korrupsion dhe shpërdorim detyre, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, përfitoi 1/3 e uljes së dënimit. Po ashtu për ish-gjyqtaren u dha edhe dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

Enkeleida Hoxha u arrestua nga SPAK pas një operacioni të bërë në Gjykatën e Krujës, në seancë gjyqësore teksa po lironte një tjetër të dënuar. 

Gjyqtarja njihet për lirimin e disa prej "kokave" të krimit si Endrit Dokle, Genc Tafili, Ilir Paja (i njohur me nofkën UFO), Hekuran Billën ( u vra në vitin 2020) dhe para arrestimit do lironte edhe Saimir Petanin, i arrestuar për vrasje.


Video