Aksion policor në Tiranë, katër të arrestuar për mashtrim me TVSH

1 November 2023, 19:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksion policor në Tiranë, katër të arrestuar për
Foto ilustruese

Katër persona raportohet se janë vënë në pranga mbrëmjen e sotme në Tiranë gjatë një aksioni të policisë.

Nga shtatë urdhër arreste që janë lëshuar nga prokuroria, deri tani janë ekzekutuar katër. Raportohet se personat e arrestuar janë pjesë e një skeme mashtrimi për përfitime përmes rimbursimit nga TVSH.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia, apo informacion nga hetuesit lidhur me goditjen e këtij grupi. Gjithashtu emrat e personave të ndaluar nuk janë bërë të ditur.


Video