Nëntori, muaji kuqezi

1 November 2023, 17:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nëntori, muaji kuqezi
Skënderbeu / Kombëtarja shqiptare / Adem Jashari

Zyrtarisht kemi hyrë në muajin e nëntorit, muaji i që pritet të vishet nga atmosfera festive duke i paraprirë Vitit të Ri.

Por për shqiptarët, ky nëntor do të jetë edhe më i veçantë, e i mbushur plot me ndjenja patriotizmi.

Në këtë 28 Nëntor, Shqipëria feston 111 vjetorin e Pavarësisë. Kjo datë është e rëndësishme për shqiptarët edhe si data kur Gjergj Kastrioti Skënderbeu ngriti në vitin 1443 flamurin me shqiponjën dykrenare në Kalanë e Shkodrës.

28 nëntori i vitit 1955, është gjithashtu data e lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.

E ndërsa 29 Nëntori festohet si Dita e Çlirimit Kombëtar, apo dita kur gjermanët e fundit u larguan nga Shkodra.

Këtyre ngjarje me rëndësi të madhe historike për për shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi dhe kudo mbarë botës, pritet të zbukurohen nga dy evenimente të rëndësishme.

Kombëtarja shqiptare e futbollit, e cila sot ka mbledhur në një ekip që konsiderohet si më i miri i të gjitha kohërave, djemtë nga të gjitha trojet shqiptare, pritet të festojë kualifikimin për herë të dytë në histori në Kampionatin Europian 2024 që do të zhvillohet në Gjermani.

Në 17 nëntor do të luhet ndeshja mes Moldavisë dhe Shqipërisë, dhe mbyllja e përballjeve në grup do të ndodhë në Shqipëri, në Stadiumin “Air Albania” ku Shqipëria do të presë Ishujt Faroe në 20 nëntor, një datë që me besimin te shpirti i ekipit të kombëtares do të kthehet në një festë madhështore.


Video