Shtyhet paraqitja në SPAK e Rakip Sulit

1 November 2023, 12:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shtyhet paraqitja në SPAK e Rakip Sulit
Rakip Suli

Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli, nuk do të paraqitet në SPAK ditën e sotme siç ishte planifikuar.

Siç bëhet e ditur, Suli do të shkojë në Prokurorinë e Posaçme të hënën më 6 Nëntor në orën 11:00.

Suli nuk u paraqit sot në SPAK për shkak se kryebashkiakut të Kamzës i kishte shkuar me vonesë shkresa ku i kërkohej prezenca e tij para prokurorëve.

Rakip Suli do të pyetet në lidhje me dy çështje nën hetim që lidhen me dëmshpërblimet për dëmet e tërmetit.


Video