TRAGJEDIA me 4 shqiptarë të vdekur në Gjermani/ Del FOTOJA e viktimës së dytë, 33-vjeçari nga Kukësi!

1 November 2023, 12:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
TRAGJEDIA me 4 shqiptarë të vdekur në Gjermani/ Del FOTOJA e
Rruzhdi Hoxha

Rruzhdi Hoxha nga Kukësi 33 vjeç, është shqiptari i dytë i identifikuar si viktimë në ngjarjen e rëndë që u shënua të hënën në mëngjes në Hamburg.

Së bashku me kolegët e tij po ashtu shqiptarë, Hoxha humbi jetën tragjikisht teksa një skelë e një pallati në ndërtim ku punonin të rinjtë u shemb.

TRAGJEDIA me 4 shqiptarë të vdekur në Gjermani/ Del FOTOJA e
Foto e marrë nga Joq

Ata ishin pajisur me dokumente pune bullgare false ku punonin në të zezë në Gjermani si të kontraktuar, punonjës në një kompani në pronësi një shqiptari nga Kosova i cili pas ngjarjes së rëndë është zhdukur.

Si ndodhi aksidenti?

Aksidenti ndodhi mëngjesin e së hënës rreth orës 9:10 me orën lokale në kantierin e ndërtimit në Überseequartier. Një skelë me disa punëtorë ndërtimi në të ra nga kati i tetë në një bosht ashensori të brendshëm. Shërbimet e urgjencës që mbërritën fillimisht gjetën tre të vdekur dhe një punëtor me lëndime të forta të rrezikshme për jetën.

Sipas zëdhënësit të zjarrfikësve, operacioni në kantier ishte gjithashtu i rrezikshëm për jetën e zjarrfikësve. Vendi i ndërtimit u evakuua plotësisht.

Hetimet

Ende është e paqartë se përse është shembur skela. Specialistët e Policisë Kriminale të Shtetit kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit. Senatori i Brendshëm i Hamburgut, Andy Grote (SPD) shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave.

“Ngushëllimet e mia të sinqerta shkojnë për të gjithë të afërmit e viktimave”, shkroi ai në platformën X (ish Twitter). Në të njëjtën kohë, ai ka falenderuar edhe shërbimet e urgjencës.

Ky nuk është aksidenti i parë i rëndë që ndodh në punë në Hamburg. Më 2 shtator 4 punëtorë ranë nga skelat në një aksident të ngjashëm në një kantier ndërtimi në urat Elba, Hamburg, jo shumë larg Hafencity, të cilët u plagosën dhe disa prej tyre ishin në rrezik për jetën.


Video