Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Prrenjas mbrëmjen e kësaj të martë ku janë përplasur tre automjete.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Prrenjas-Librazht, pranë fshatit Pishkash ku tre automjete janë përfshirë në një aksdient duke u përplasur me njëra-tjetrën.
Deri tani nuk ka raportime për viktima por mësohet disa persona janë plagosur si pasojë e goditjeve të marra në aksident. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.