Makina përplas këmbësorin, dërgohet me urgjencë në spital në gjendje të rëndë i plagosuri

1 November 2023, 14:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Makina përplas këmbësorin, dërgohet me urgjencë në

Një aksident ka ndodhur sot (1 nëntor) në zonën e quajtur “Kapelia”, pranë sheshit të flamurit në Vlorë.

Mësohet se një automjet tip “Wolsvagen” ka përplasur një kalimtar rreth moshës 35 vjeç.

Burime bëjnë me dije se menjëherë i akidentuari është dërguar në spitalin Vlorës në gjende të renduar shëndetësore, ndërsa drejtuesi automjetit është shoqëruar në komisariat.


Video