“Deputetët e opozitës i mbyllët në ashensor”, vetëm dy ligjvënës të PD në Konferencën e Kryetarëve!

1 November 2023, 13:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Deputetët e opozitës i mbyllët në ashensor”,
Agron Gjekmarkaj/ Zheni Gjergji

Rifillon mbledhja e Konferencës së Kryetarëve e cila ka nisur pa opozitën.

Teksa në mbledhje Ministri i Financave, Ervin Mete prezanton projektbuxhetin e vitit 2024, deputetët e opozitës të pranishëm në sallë janë vetëm dy, Agron Gjekmarkaj dhe Zheni Gjergji.

Ndërkohë deputetët e tjerë janë bllokuar te shkallët nga punonjësit e Gardës.

Deputetja Gjergji ka publikuar në rrjetet sociale një video të asaj se çka po ndodh brenda Konferencës së Kryetarëve, ndërsa e cilëson një mbledhje turpi.

“I keni bllokuar në ashensor deputetët e opozitës. Ky është turp. Ministri e cilëson një arritje heqjen e bonusit të bebes për emigrantët shqiptarë. Këta flasin për rritje të ekonomisë, kur të rinjtë po largohen. Kjo është e turpshme, se vetëm unë jam brenda. Duhet të ndërhysh zonja Nikolla. E keni nisur 30 minuta para orarit mbledhjen”, tha deputetja.


Video