Aksidenti mijëra eurosh, shqiptari përplas me Ferrarin e tij 4 makina të parkuara në mes të Romës (FOTO)

10 September 2022, 16:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksidenti mijëra eurosh, shqiptari përplas me Ferrarin e tij 4 makina
Aksidenti

Një aksident automobilistik ka ndodhur në Romë të Italisë, me protagonist një shqiptar, i cili ka humbur kontrollin e drejtimit të makinës së tij, tip "Ferrari" duke u përplasur me 4 mjete të tjera, të cilat ishin të parkuara.

Mediat italiane raportojnë se makina luksoze ka pësuar dëmtime të konsiderueshme në pjesën e përparme të saj. Dëmet përllogariten në mijëra euro. Aksidenti ka ndodhur para syve të shumë kalimtarëve, të cilët kanë ndaluar për të parë makinën e shtrenjtë.

Shqiptari nuk mundi të rimerrte dot kontrollin e Ferrarit për të shmangur goditjen, kështu që pjesa e përparme në anën e majtë  të makinës u dëmtua. Po ashtu dëmtime pësuan edhe 4 makinat e tjera.

Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, ndërsa policia mori në pyetje shqiptarin me qëllim zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Aksidenti mijëra eurosh, shqiptari përplas me Ferrarin e tij 4 makina


Video