Prefektja e qarkut të Shkodrës, Majlinda Angoni ka bërë me dije se përmbytjet kanë shkaktuar dëme në banesa por edhe tek kafshët.
Ajo tha se si pasojë e reshjeve, kanë ngordhur 30 dele ndërsa janë shkatërruar objektet e shtëpive, ura e rrugë.
“Përmbytje edhe në Vaun e Dejës, kemi humbjen e 30 deleve. Përmbytjet kanë përfshirë edhe shtëpitë, ndërsa janë dëmtuar edhe disa ura e rrugë. “- tha ajo.
Situata në këto momente është e qetë, por mbrëmë situata ka qenë shumë e vështirë.
Ajo tregoi se situata problematike për shkak të reshjeve ka qenë në qytetin e Shkodrës, në fshatin Bleran, Bardhja dhe në zonën e Vaut të Dejës.
“Në terren janë të gjithë personat që po bëjnë vlerësimin e situatës si dhe po marrin masat paraprake për pastrimet e kanaleve.”- shprehet ajo në një intervistë për Euronews Albania.