
Sistemi TIMS ka qenë orët e fundit nën shenjestër të një sulmi kibernetik duke bërë që rtë dali jashtë funksioni.
Veç tij, jashtë funksioni është edhe faqja e Policisë së Shtetit. Kryeministri Rama përmes një postimi në Twitter, lajmëroi se sulmin ndaj sistemit TIMS e kishin bërë të njëjtët autorë të sulmit të portalit shtetëror në 17 korrik, pra Irani.

"Një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS! Ndërkohë vazhdojmë punojmë përditë pa orar me aleatët për t'i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale", shkruan Rama.
Kësaj radhë, në sulmin e bërë, Irani nuk është fshehur, por e ka lënë të kuptuar qartë se ata qëndrojnë pas.Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në kompjuterët e policëve në pikat e kalimit kufitar u ishte shkruar "Shqipëria po vuan dhe do të vuajë ende përkrahjen që i ka dhënë iranienëve të MEK", shkruhej në mesazh.