Hakerimi i sistemit TIMS, aeroporti i Rinasit del me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët

10 September 2022, 15:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Hakerimi i sistemit TIMS, aeroporti i Rinasit del me një njoftim të
Aeroporti "Nënë Tereza" i Rinasit

Aeroporti "Nënë Tereza" i Rinasit ka reaguar pas hakerimit të sistemit TIMS nga hakerat iranianë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, TIA njofton qytetarët se flutuirmet vazhdojnë sipas planit, pavarësisht problemeve momentale me sistemin TIMS. TIA iu kërkon qytetarëve që të paraqiten në aeroport dy orë e gjysmë para orarit të fluturimit.

Njoftimi:

Aeroporti Nderkombetar i Tiranes njofton të gjithë pasagjerët se pavarësisht problemeve momentale me sistemin TIMS, operimet vazhdojne pa vonesa në aeroport. Fluturimet vazhdojnë sipas planit, megjithatë, ju lutemi të jeni të pranishëm në TIA 2:30 orë përpara fluturimit për të shmangur çdo shqetësim.


Video