Hakerat e Iranit futen në sistemin e kamerave të kufijve shqiptarë! Publikojnë videon

10 September 2022, 13:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Hakerat e Iranit futen në sistemin e kamerave të kufijve

Përmes faqes HomelandJustice, hakerat e Iranit kanë publikuar një video 6 minuta të gjatë ku shfaqet sistemi SMART PSS, i kontrollit qendror i të gjitha pikave të kalimit kufitar në RSH.

Në video tregohet filmimi që përcjell kamera e sigurisë në hyrjne numër tre në Aeroportin Nënë Tereza, ku shfaqet një punonjës i policisë kufitare përballë sistemit TIMS dhe qytetarë që presin tu kontrollohet pasaporta. Ora kur hakerat e Iranit janë futur në sistemin  e kamerave është 20:04.




Video